Përplasjet Indi-Kinë/ A mund gjuajtësit Rafale të Indisë të përballen me forcat ajrore të Kinës?

23/06/2020 20:42

Pas përplasjeve kufitare me Pakistanin vitin që shkoi dhe së fundmi me forcat kineze në luginën Galvan, disa zyrtarë në Indi i janë referuar avionëve francezë Rafale të Indisë si garantues të konflikteve të ardhshme.

Forcat Ajrore Indiane do të kenë në shërbim 36 avionë të tillë deri në vitin 2025 dhe gjuajtësi vlerësohet për kosto të ulëta operimi e mirëmbajtjeje, si dhe përshtatjeje me raketat Meteor e SCALP.

Por megjithë këtë ekspertët thonë se operacionet e Indisë kundër Kinës mbeten të kufizuara për një sërë arsyesh.

Kontrata e Indisë për 36 Rafale-t kishte një kosto prej €7.8 miliardë dhe është shoqëruar me zhurma të mëdha për korrupsion. Sipas kontratës India ka paguar $242 milionë për çdo gjuajtës në një kohë kur dhe gjuajtësit e fundit amerikanë kushtojnë rreth 100 milionë.

Por implikimet e kësaj janë serioze kur Rafale krahasohen me dizajnet e fundit kineze si gjuajtësit J-10C, J-16 e J-20, të cilët përveç superioritetit inxhinierik kanë dhe kosto të ulëta pasi përdoren vetë nga vendet prodhuese.

Kjo shoqërohet gjithashtu me superioritetin e sektorit kinez të mbrojtjes me atë francez, prandaj dhe nuk duket realiste që India të mund të ruajë një balancë fuqie me Kinën.

FOTO GALERI
2/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA