Manja: Presidenti Meta me dy standarde. Për Ardian Dvoranin kërkon largim, për Vitore Tushën jo. Të dyve iu ka përfunduar mandati si gjyqtarë

23/06/2020 18:10

Në studion e emisionit “Top Talk” drejtuar nga gazetari Denis Dyrnjaja ishte i ftuar kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja.

Gjatë fjalës së tij Manja foli për  largimin nga detyra të ish-kryetarit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvoranit, duke thënë se sipas ligjit ai duhet të ishte në krye të detyrës deri në dhjetor të 2020, kohë kur do të hidhet shorti i ri për kryetarin e KED.

“Po sigurisht që dy standarde janë në rastin konkret. Por edhe në rastin e zotin Dvorani, qenia e tij si anëtar i KED-s dhe për rrjedhojë dhe kryetari i KED-s, në vlerësim të ligjit për organit të qeverisjes së sistemit të drejtësisë, lidhet me qenien e tij si anëtar i sistemit gjyqësor. Pra Dvorani largohet nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi vetëm në rast se ai del jashtë sistemit gjyqësor. Nëse Dvoranit i ka mbaruar mandati si anëtar i Gjykatës së Lartë dhe ushtron të drejtën për të mbajtur një pozicion tjetër në nivel apeli siç ia garanton kushtetuta dhe ligji, Dvorani e mbaron mandatin e tij si anëtar i KED-s deri në fund të dhjetorit 2020, ku do të hidhet shorti i ri për KED-n e re. Ligjet për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë e ka lidhur pozicionin e gjyqtarit dhe prokurorit në rastin konkret, vetëm në momentin e hedhjes së shortit në KED dhe jo me ndryshimin e pozicionit apo funksionit pas hedhjes së shortit. Kështu që rasti i Dvoranit është një rast konkret duhet pritur zbardhja e vendimit për të parë dhe argumentet e dhëna në vendimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor. Ajo që më intereson mua si kryetari komisioni, është funksionimi I një orë dhe më parë i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, sepse janë dy vakanca që i takojnë presidentit akoma pa u plotësuar dhe një vakancë që i takon Kuvendit të Shqipërisë. Vakanca që i takon Kuvendit të Shqipërisë, ne si kuvend i kemi dërguar KED-s kandidaturat që në shtator të vitit 2019 dhe ne presim që KED të sjellë listën”, u shpreh Usli Manja.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA