Mania e xhunglës tropikale, moda e kostumeve të plazhit 2020 (FOTO)

23/06/2020 12:26

Një gërshetim fantazish ekzotike dhe shtazore është e gatshme që të pushtojë plazhet dhe momentet e zhytjes së lirë në pishina.

Afrika? Kaq shumë elegancë. Në pishinë por edhe në det, në tendencën e verës 2020, xhungla tropikale është e gatshme për të shpërfaqet.

Propozuar dhe vlerësuar shumë edhe në pasarelat e modës, tani ajo po përgatitet të pushtojë plazhet dhe momentet e kohës së lirë dhe relaksimit pranë pishinës, me ngarkesën e printimeve të saj shtazore dhe lara-lara, të cilat riprodhojnë fijet e savanës dhe bimësisë së harlisur të xhunglës.

Një referencë për vendet ekzotike dhe të largëta, mbase për t’u arritur vetëm me imagjinatën, por që akoma jep ndjesi pozitive, energji dhe (më në fund) shpengim. Ngjyrat janë të pasura dhe vitaminike, ngjyrimet e plota dhe efekti i përgjithshëm janë një gëzim i madh.

FOTO GALERI
6/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA