Një 22-vjeçar nga SHBA, i cili lindi pa këmbë për shkak të një çrregullimi gjenetik, ka rrëfyer se si arriti të bëhej një mundës profesionist. Zion Clark nga Ohio, lindi me sindromën regresionit caudal dhe si rrjedhojë shtylla e tij kurrizore ishte e dëmtuar. Clark tregon se është rritur në një jetimore, por fatmirësisht një familje e birësoi dhe e ndihmoi atë që të ndiqte ëndrrën e tij për t’u bërë një mundës profesionist.
“Ndeshjen e parë e bëra në klasën e dytë. Kujtoj ndeshjet e para, nuk dija çfarë të bëja dhe si të dyluftoja. Tani stërvitem dy herë në dytë, rreth gjashtë herë në javë. Nuk mundem të bëj dot pa këtë sport, më është bërë një mënyrë jetese. Të lindurit pa këmbë nuk më ka ndaluar të bëj gjërat që dua të bëj. Vitet e para të shkollës ishin pak të vështira, bullizohesha nga moshatarët e mi, por tani gjërat kanë ndryshuar, respekti i tyre kundrejt meje është maksimal”, tregon 22-vjeçari.
Top Channel