Fondi “Advent” kërkon blerjen/ Kuota për Serie A

23/06/2020 12:02

Fondi Advent International bën një hap drejt blerjes së një kuote të Serisë A, kampionatit kryesor të futbollit italian, me këtë të fundit që po studion edhe ofertat e CVC dhe Bain Capital.

Sipas revistës së specializuar në botën e financave “Bloomberg”, Advent ka bërë një ofertë që e vlerëson Serie A dhe të drejtat e saj televizive me rreth 13 miliardë euro.

Advent e bëri këtë lëvizje vetëm pak javë pas ofertës prej 3 miliardë Eurosh të bërë nga Bain për një kuotë prej 25% të aksioneve dhe asaj prej 2 miliardë Eurosh të CVC për 20% të aksioneve të Serie A

Sipas “Annual Review of Football Finance 2020” të Deloitte, Serie A është liga e katërt e futbollit më e pasur në Evropa pas atyre të Anglisë, Spanjës dhe Gjermanisë, teksa ishte në gjendje që të gjeneronte të ardhura prej 2.5 miliardë Euro në sezonin 2018/2019 për një total prej 28.9 miliardësh në Evropë.

Të paktën 60% e këtyre të ardhurave vijnë nga të drejtat televizive, ku Bain dhe CVC janë të interesuara për një kuotë të vogël të aksioneve nga kompania që zotëron këto të drejta televizive

 

Top Channel