“Black Eyed Peas” zbulon të vërtetën: Ja pse Fergie nuk është më në grup…

23/06/2020 16:55

“Black Eyed Peas” ka zbuluar për herë të parë arsyen se përse Fergie nuk është më pjesë e grupit që nga 2017-ta, pasi punoi me ta për 10 vite.

Në një intervistë për revistën “Billboard”, Will.iam, Apl.de.ap dhe Taboo treguan se ish-anëtarja e bandës muzikore u largua vetë me dëshirë.

Sipas tyre, Fergie zgjodhi të shkëputej nga grupi për t’iu përkushtuar më shumë djalit të saj, dhe të për të qenë një “nënë e mirë”.

Will.i.am shpjegoi më tej: “Ne e duam atë, dhe ajo është e fokusuar në të qenurit një mama e mirë. Është një detyrë e vështirë, dhe kjo është ajo që ajo do të bëjë, dhe ne do ta mbështesim”.

Ndërsa Apl.de.ap shtoi se Fergie është si motra e tyre. “Edhe pse kemi pak kontakte, ajo do të jetë gjithmonë motra jonë,” tha 45 vjeçari.

FOTO GALERI
2/9

Top Channel