Bardhezinjtë, fitore me Bologna-n/ Juve harron kupën!

23/06/2020 11:41

Juventus e harron menjëherë humbjen në finalen e Kupës së Italisë dhe menjëherë ndërron faqe në rrugëtimin e saj drejt një tjetër titulli kampion.

Skuadra e Maurizio Sarrit mposhti në ndeshjen e javës së 27 të Serie A, Bolognan e Sinisa Mihajlovic në Dall’Ara me rezultatin 2-0 dhe për momentin e çon në 4 pikë diferencën me Lazion që të mërkurën do të luajë në Bergamo ndaj Atalantës. Sfida ishte e ekuilibruar deri në minutën e 23-të, kur Juventus fitoi një 11 metërsh me Ronaldon që ndryshe nga ndeshja me Milanin në gjysmëfinale të Kupës, këtë radhë u tregua i saktë nga pika e bardhë duke i dhënë avantazhin 1-0 Juventusit.

La gjurmën e tij në këtë ndeshje edhe Paulo Dybala që në minutën e 36 dyfishoi shifrat në rezultat në 2-0. në pjesën e dytë Bologna u përpoq të reagojë por rastet më të mira për shënim i kishin sërish bardhezinjtë me Ronaldon dhe Bernardeschin që iu afruan golit të tretë me këtë të fundit që goditi shtyllën. Në fundin e ndeshjes, Danilo u ndëshkua me karton të kuq, por kjo pak rëndësi ka pasi Juventusi mori 3 pikët e para pas rifillimit të Serie A

Top Channel