Kanioni më i madh në Sistemin Diellor është ende aktiv, tërmeti në Mars zbulon lëvizje tektonike miliarda vjet pas formimit të tij
Kryeministri britanik, Boris Johnson pritet të njoftojë sot një lehtësim të mëtejshëm të masave të izolimit si pasojë e koronavirusit duke lejuar hapjen e klubeve dhe restoranteve nga 4 korriku.
”Masa gjithashtu do të lejojë hapjen e kinemave dhe muzeve si dhe do të rishikohet rregulli i distancës prej dy metrash”, njoftuan mediat britanike. Johnson mori dje pjesë në një takim me komitetin e qeverisë për strategji të COVID-19, ku u diskutua për ndryshime.
“Por, sa më shumë të hapemi, aq më e rëndësishme është që të gjithë ndjekin udhëzimet për distancë sociale. Nuk do të hezitojmë t’i kthejmë përsëri këto hapa, nëse është e nevojshme për të ndaluar virusin”, sipas një burimi nga Downing Street.Sekretari i Shëndetësisë, Matt Hancock deklaroi të hënën se virusi ishte duke u zmbrapsur.
Top Channel