Është shtyrë për nesër seanca e dhënies së masës së sigurisë ndaj të arrestuarit Viktor Marku, i dyshuari kryesor për vrasjen e Hekuran Billës.
“Policia të gjejë autorët e vërtetë”, u shpreh ndër të tjera avokati i Markut.
Sipas avokatit të Markut ka disa paqartësi në mënyrën se si është ndaluar dhe arrestuar Marku, se si ai më tej u soll nga Mali i Zi në Shqipëri. Pak ditë më parë, më 11 qershor Tirana do të tronditej nga një vrasje e bujshme, ku Hekuran Billa u ekzekutua në zonën e Komunës së Parisit. Por çfarë e lidhte Markun me viktimën?
Mësohet se i arrestuari në Malin e Zi është vëllai i Prel Markut, të cilin Billa e kishte vrarë në vitin 2006. Më herët është arrestuar edhe nipi i Viktorit, Sebastian Mali. Ai u shpall në kërkim 1 ditë pas vrasjes së Billës, pasi nuk u gjet në banesë për t’u marrë në pyetje në lidhje me ngjarjen. Ditën e djeshme, Gjykata Penale e Tiranës vendosi që 22-vjeçari të qëndronte në burg.
Arrestohet Viktor Marku në Mal të Zi, i dyshuari kryesor për vrasjen e Hekuran Billës
Mbetet në burg atentatori i Billës/ Caktohet masa për Sebastiano Malin
Makina që zbuloi vrasësit e Hekuran Billës! Nipi mori hakun e dajës
Top Channel