Rihapja pas pandemisë, Papa Françesku: Të kujdesemi për “shtëpinë” e përbashkët

22/06/2020 08:51

Ulja drastike e ndotjes thuajse në të gjithë botën gjatë izolimit nga pandemia e koronavirusit duhet të çojë në një rritje të përgjegjshmërisë për mjedisin, pas heqjes së kufizimeve.

Kështu është shprehur Papa Françesku në meshën e së dielës në Sheshin e Shën Pjetrit, në Vatikan, teksa u ka bërë thirrje njerëzve të reflektojnë në marrëdhënien e tyre me mjedisin.

“Izolimi ka ulur ndotjen dhe zbuloi edhe njëherë bukuritë e kaq shumë vendeve, pa trafik dhe pa zhurmë. Tani, me rifillimin e aktiviteteve, të gjithë duhet të jemi më të përgjegjshëm për t’u kujdesur për shtëpinë tonë të përbashkët”, tha Ati i Shenjtë.

Top Channel