“Nuk e di çfarë godita… po ha pica”/ 18-vjeçari që ecte si i çmendur përplas të moshuarin në Britani, ikën në shtëpi si të mos ketë ndodhur asgjë
Policia në SHBA ka nisur kërkimin për një grua që besohet se ka ndihmuar në pengmarrjen e një burri që u sulmua dhe u lidh i zhveshur pas një peme.
45 vjecari Ronald Betances, u arrestua dje për ngjarjen nga autoritetet por bashkëpunëtorja e tij e dyshuar Ariel Dupuis, është ende në arrati sipas autoriteteve.
Viktima i paidentifikuar publikisht, thotë se u mor peng nën kërcënimin e thikës nga një shtëpi në Manchester, nga ku u fut me dhunë në një furgon, ndërsa iu vodhën celulari dhe portofoli.
Më pas pengmarrësit e tij kishin ndaluar në disa vendndodhje, tha shefi i policisë Chris Sanders. Viktima ishte detyruar të zhvishej dhe ishte lidhur nga kyçet e këmbët në një zonë me pemë.
Policia tha më tej: “Viktima kishte arritur të çlirohej dhe më pas kishte kontaktuar policinë. Ata të gjithë njiheshin me njëri-tjetrin. Për momentin nuk ka rrezik për publikun”.
Top Channel