E akuzuar për evazion fiskal, ylli francez i filmave Isabelle Adjani dënohet me 10 muaj burg dhe gjobitet 10 mijë euro Shijoje jetën, por me muzikë në sfond.
Me këtë moto Sofi Uillborn po udhëton nëpër Shqipëri. Ajo është menaxhere e një kompanie në Berlin e cila merret me prodhimin e kasketave motorike me muzikë dhe në intinerarin e saj Gjermani-Turqi zgjodhi të kalojë mes për mes Shqipërisë.
Rrugët që Sofi zgjedh janë panoramike. Ne nje ndalese te saj e gjetëm në zonën e ujit të ftohtë në Vlorë.
“Prej 6 ditësh jam duke udhëtuar në Austri, Slloveni, Kroaci, Mali i zi e tashmë në Shqipëri. Do të shkoj në Greqi e pastaj Turqi. Por kufijtë janë të mbyllur. Kisha dëgjuar për vendin tuaj pse jo përshtypje fort të mira..por realisht jam e befasuar nga bukuria dhe mikpritja juaj”.
Pandemia mbylli kufijtë duke izoluar shumë njerëz në shtëpitë e tyre por të tjerëve u dha mundësinë të njohin vende të vogla që fshehin thesare natyrore si Shqipëria.
Top Channel