FOTO/ Vendosi të linde në shtëpi, e reja sjell në jetë beben gjigante

22/06/2020 20:19

Një grua në Britaninë e Madhe, ka lindur djalin e saj në kushte shtëpie. Djali ka lindur me një peshë prej 4.9 kilogramësh dhe është cilësuar si bebja më e shëndetshme në Britani. Emma Fearon, 34 vjeçe, mirëpriti fëmijën e saj të tretë duke përdorur teknikën e hipnotizimit, për të qëndruar e qetë gjatë gjithë procesit. Ajo u ndihmua gjatë lindjes nga dy mami, si dhe nga bashkëshorti, James. Emma, vendosi për të lindur në shtëpi për shkak të koronavirusit, pasi rreziku i infektimit nëpër spitale është ende i lartë.

“Jam shumë e lumtur që kjo gjë u realizua në shtëpi, sepse nëse do të shkoja në spital do të isha e vetme, pa bashkëshortin dhe dy vajzat. Por në fakt në spitale rreziku për t’u infektuar është ende i madh. Unë kisha kohë që kërkoja në internet se si mund të linda në shtëpi. Më pas kur mësova që kjo gjë mundej, punësova dy mami dhe e gjitha shkoi për mrekulli”, u shpreh 34-vjeçarja.

Emma në të kaluarën ka sjellë në jetë dy bebe të mëdha, Aria e cila peshonte 4.7 kilogramë dhe Ameila 4 kilogramë.

FOTO GALERI
4/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA