FOTO/ Dëshironte t’i provonte besnikërinë të dashurës aktuale, 19-vjeçari vret me thikë ish të dashurën

22/06/2020 21:20

Një 19-vjeçar nga Rusia ka rrëfyer në polici se ka goditur me thikë në zemër, ish të dashurën e tij, në mënyrë që t’i provonte besnikërinë të dashurës së tij aktuale.

Ngjarja tronditëse ka ndodhur në fshatin Suzan në rajonin jugor rus të Oblastës Novosibirsk. Alexey Tetrov, kishte disa muaj që kishte përfunduar lidhjen me viktimën Ekaterina Ivanovna, ndërkohë kishte rinisur një marrëdhënie të re me Anastasia Posepelova.

Mirëpo lidhja e tyre u shoqërua me grindje të vazhdueshme dhe shkak për këtë ishte xhelozia që Anastasia kishte për ish të dashurën e Alexey, Ekaterina.

Për t’i provuar Anastasias se ai dashuronte vetëm atë, 19-vjeçari vendosi të kryente krimin makabër dhe të godiste me thikë disa herë ish të dashurën. Ndërkaq, pas krimit i riu dhe e dashura e tij janë arrestuar nga policia dhe ata priten të dënohen deri në 15 vite burg, shkruan Daily Star.

FOTO GALERI
4/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA