Eksperti italian: Koronavirusi po dobësohet dhe mund të shuhet edhe pa vaksinë

22/06/2020 21:09

Pandemia e Covid-19 mund të marrë fund pa pasur nevojë për një vaksinë, tha sot një ekspert italian mjekësie.

Profesor Matteo Bassetti, specialist i sëmundjeve infektive në spitalin San Martino në Genoa, pretendonte se koronavirusi është kthyer nga një ‘tigër agresiv’ në një ‘mace të egër’.

Ai tha se mund të mos keni nevojë për vaksinën e virusit që ka vrarë rreth 465,000 njerëz në të gjithë botën, sepse ai mund të shuhet vetë.

Por pretendimi i tij është sfiduar nga ekspertë të tjerë.

Prof. Bassetti tha për të përditshmen Telegraph: ‘Ishte si një tigër agresiv në mars e prill, por tani është më shumë si një mace e egër. Edhe pacientët më të moshuar, ata 80 e 90 vjeçare, tashmë mund të qëndrojnë në krevatet e tyre duke marrë frymë pa mjete asistuese. Këta janë po ata pacientë që më herët do të kishin vdekur brenda dy-tri ditëve.”

Doktori tha se besonte se virusi ka ndryshuar agresivitetin e tij në katër javët e fundit dhe si shpjegim për këtë Bassetti thotë se mund të jetë fakti se gjatë karantinës njerëzit janë ekspozuar ndaj dozave të vogla të Covid-19.

Por ai është kritikuar nga ekspertë të tjerë për pretendimet që në fillim të muajit.

Në reagim të deklaratës së mëhershme, doktoresha e Columbia University, Angela Rasmussen tha: “Nuk ka prova se virusi po humbet fuqinë e tij”.

Ndërsa Dr Oscar MacLean i Universitetit të Glasgow tha: “Të bësh pretendime të tilla bazuar në testime pështyme është e rrezikshme. Megjithse teoritë e dobësimit të virusit prej mutacioneve janë reale, ato nuk janë diçka që ndodh natyralisht dhe duhen verifikuar në mënyrë më sistematike.”

Numri i viktimave nga koronavirusi në Itali është 34,610, vendi i katërt në botë pas Shteteve të Bashkuara, Brazilit e Britanisë.

FOTO GALERI
3/3
Doktori tha se besonte se virusi ka ndryshuar agresivitetin e tij në katër javët e fundit

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA