Sulmi në Katar, rritet çmimi i gazit në Europë/ Dyfish më lart, nafta 113 USD për fuçi 19/03 10:52
Irani tha sot se ka testuar me sukses një raketë balistike të ‘gjeneratës së re’ gjatë manovrave detare në Gjirin e Omanit, ku u shkatërruan me saktësi objektiva në distancë prej 280 kilometra.
Mediat vendase thanë se manovrat u kryen në Gjirin e Omanit dhe Oqeanin Indian, duke komentuar se raketa e lëshuar nga një kamion në plazh, kishte “preçizion vrasës dhe fuqi për armiqtë e Iranit.
Mediat thanë se në manovra u lëshuan dy tipe raketash, pa dhënë më tepër detaje, por shfaqën pamjet e goditëseve që lëshoheshin si nga kamionë ashtu dhe nga anijet, që neutralizonin objektivat notues në det.
Top Channel