Çiftet vip janë vënë në prova të vështira gjatë izolimit. Ndokush ka forcuar dashurinë dhe pasionin, të tjerë i kanë thënë lamtumirë njëri tjetrit.

Edhe George Clooney dhe Amal Alamuddin, duket se janë në krizë. Dhe faji për këtë është i karantinës dhe bashkëjetesës së detyruar. Ka zëra në qarkullim që thonë se cifti është gati për divorc. Por, kjo nuk është hera e parë që thashetheme të tilla shfaqen dhe ata kanë rezistuar. Pasi kishte kaluar shumë vite si beqari i artë i hollivudit, George dukej se kishte gjetur shoqen perfekte tek Amal Alamuddin.

Çifti u martua në Venecia me një ceremoni përrallore në shtator 2014. Janë prindër edhe të dy binjakëve dhe në këto gjashtë vite, disa herë kanë qarkulluar zëra për krizë dhe ndarje. Mjaftonte që ata të dy të mos shfaqeshin diku së bashku, dhe shpërthenin zërat për divorc. Aktori dhe avokatja nuk janë shumë socialë dhe as shumë mondanë.

Disa muaj më parë u tha se ishin të ndarë në shtëpi, më pas se ishin divorcuar dhe në fund zërat u likujduan si fake news. Në fakt, të dy ata prej kohësh nuk bien pre e paparacëve por as nuk janë shfaqur së bashku për të qetësuar fansat. Për të kuptuar se si janë gjërat në të vërtetë, mbetet të pritet deri sa ti rishohim bashkë, njëri krah tjetrit, të lumtur dhe të qeshur.

Top Channel