Kampion bote në boks, Jurgen Uldedaj flet për Demalian: Ky titull i përket Shqipërisë, një rrugëtim i vështirë dhe i mrekullueshëm 26/10 12:27
Marcelo Brozovic do të vazhdojë të jetë pjesë e Interit. Mesfushori është në qendër të projektit të zikaltërve dhe për të mënjanuar çdo surprizë të pakëndshme, drejtuesit e klubit i kanë ofruar kroatit rinovimin e kontratës deri në vitin 2023 shoqëruar edhe më një rritje page të konsiderueshme.
Objektivi i Marottës është të heqë klauzolën prej 60 milionë eurosh nga kontrata e lojtarit një mënyrë kjo për të mbajtur larg klubet që nuk kanë asnjë problem të paguajnë një shumë të tillë për kartonin e Brozovic, i cili falë trajnerit Spalletti u bë një mesfushor i një niveli botëror, ndërsa me Conten në stol ai u bë më racional.
Top Channel