Një grup prej 15 miqsh u infektuan me koronavirus pasi u mblodhën në një bar për herë të parë pas zbutjes së kufizimeve në Florida të SHBA.
40 vjeçarja Erika Crisp, u sëmur një javë pasi u takua në bar me miqtë e saj, ndërsa deri tani 10 prej individëve kanë rezultuar pozitivë me Covid-19 dhe katër janë në pritje të rezultateve.
Ajo tha se vuante prej simptomave klasike si marrje fryme dhe ishte e sigurtë se simptomat erdhën pas mbrëmjes në barin Lynch’s Irish Pub në plazhin e Jacksonville.
Sipas raportimeve, të tjerë klientë rezultuar pozitiv me Covid-19 dhe bari është mbyllur për një pastrim të thellë.
Kjo histori është përsëritur me të paktën gjashtë bare në qendër të Florida, vetëm një javë pas rihapjes së masave.
Autoritetet vendore kanë raportuar më shumë se 2,000 raste të tjera në një javë, duke arritur një masë të ngjashme me kulmin e epidemisë në Mars.
Erika tha për mediat se kishte zbatuar rregullat e distancimit dhe ka qendruar në shtëpi disa muaj, para se të sëmurej në natën e parë që doli në qytet:
“Mendoj se u treguam të pakujdesshëm që shkuam në një vend publik dhe nuk veshëm maska. Shteti ynë sa u hap dhe ne përfituam nga kjo. Duhet të tregonim kujdes, ishte shumë herët për ta bërë këtë.”
Top Channel