Andrea Xhavarra rreth 60-vjeç ka humbur jetën pasi është konfliktuar me një bashkëfshatar të tij në fshatin Labovë të Gjirokastrës.
Debati mes tyre dyshohet se kishte motive pronësie ndërsa ka ndodhur në prani të disa dëshmitarëve.
Autori Jano Koleta, i cili u ndalua në banesë menjëherë pas ngjarjes, raportohet se e ka qëlluar me gur në kokë Xhavarrën, megjithëse qëllimi nuk ishte vrasja thonë dëshmitarët, por situata sipas tyre ka rrjedhur me shpejtësi.
Policia ndërkohë ka shoqëruar edhe 4 persona të tjerë që e kanë parë ngjarjen.
Informacion paraprak nga policia për ngjarjen
Rreth orës 20:30 njoftohemi se në Spitalin Rajonal Gjirokastër ka mbërritur pa shenja jete shtetasi A. Xh., rreth 60 vjeç, banues në fshatin Labovë e Zhapës.(Ngjarja ka ndodhur në rrethana ende të paqarta).
Në komisariatin e Policisë Gjirokastër janë shoqëruar disa persona.
Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Top Channel