E ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte modelja Erjona Sulejmani. Teksa po flitej për plazhin, Erjona zbuloi se ka dëshirë të frekuentojë plazhe me shumë pak njerëz. Kjo sepse ndihet e lirshme të qëndrojë si të dojë, të shijojë natyrën, por edhe të zbulohet pak më shumë seç duhet.

“Sigurisht që ka dhe vende që kërkojnë të jesh më elegante dhe të jesh më seksi. Unë sinqerisht shkoj në një vend që ka sa më pak njerëz dhe ndihem e lirshme për të hequr pjesën lart ose me e mbajt. Sigurisht mentaliteti e vendos dhe femrën të jetë e kujdesshme. Një femër nuk e ndien 100 % veten të lirshëm. Sigurisht duhet me shikuar vendin, si është vendi bëhet kuvendi. Duhet me gjetur një plazh me qetësi për të qetësuar trurin, unë personalisht votoj për një vend me sa më pak njerëz, nuk duhet të shkoj e rregulluar, por të qëndroj në kontakt me natyrën”, tha Erjona.

Top Channel