Reforma Zgjedhore/ Meta kujton 2008-ën: Të vendoset legjitimiteti në të gjitha institucionet

12/06/2020 13:55

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, në konferencën e tij për shtyp deklaroi se në Shqipëri ka rëndësi legjitimiteti i institucioneve në radhë të parë, të Kuvendit që ende i mungojnë 18 deputetë.

Më tej, sa i takon marrëveshjes së Reformës Zgjedhore, Meta kujtoi sërish 2008-n, ku ai ka protestuar për heqjen e listave të hapura, por shtoi se sot më me rëndësi për vendin është vendosja e legjitimitetit në të gjitha institucionet e vendit.

“Kjo nuk është një çështje e imja si President. Mesazhet i kam dhënë në kohë, e kam përshëndetur këtë marrëveshje jo për përmbajtjen, por se ka elementë që forcojë mbarëvajtjen e zgjedhjeve, ku çdo qytetar voton vetëm një herë dhe vota është barabartë. Kjo marrëveshje e sforcuar që duhet të arrihej prej kohësh duhet t’i jepet një dimension tjetër sistemit politik në vend. Në 2008-ën unë dhe disa deputetë bëmë grevë urie që të mos mbylleshin listat se cënuan balancat e kontrollit, por këto janë jo shumë të rëndësishme para vendosjes së legjitimitetit në të gjitha institucioneve në vend, nga Kuvendi, që pavarësisht nga zëvendësimet në kundërshtim të paprecedent tek fakti që sot e kësaj dite i mungojnë 18 deputetë në kundërshtim me përcaktimin Kushtetues. Kemi probleme imediate, në mënyrë që të mos kemi më këshilla politikë si këshillat popullorë para Çlirimit. Të kemi një parlament ku dialogu e politika edhe konsensusi bëhen në Parlament. Të mos harrojmë që kjo marrëveshje është meritë e veçantë e angazhimit dhe përpjekjeve në nivele të larta ndërkombëtare.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA