Gjatë qëndrimit në Luginën e Preshevës, Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, vizitoi familjen e Jonuz Musliut, ish-Komandantit të UÇPMB-së e ish-Kryetarit të Këshillit Kombëtar Shqiptar.
Takimi u përqendrua në diskutime lidhur me trashëgiminë historike, pozicionin e shqiptarëve në Luginën e Preshevës dhe mundësinë e forcimit të faktorit shqiptar atje.
“Me Shqipërimin, djalin e z. Musliu dhe Kryetarin e partisë Lëvizja e Progresit Demokratik, pjesëmarrëse në listën e Luginës së Bashkuar, ndamë bindjen se unifikimi i brendshëm është kusht themelor për përmirësimin e gjendjes së shqiptarëve në Luginën e Preshevës!” – bëri me dije Cakaj në një reagim në Facebook.
Sidoqoftë, Ministri në detyrë theksoi nevojën për një platformë konkrete mbështetjeje, për t’u shtjelluar, zhvilluar e zbatuar bashkërisht.
Gjithashtu, Cakaj i shprehu mirënjohjen familjes Musliu për kontributin e tyre historik dhe për punën e pakursyer në të tashmen, si dhe përkrahjen në përpjekjen e tyre të vyer për një të ardhme më të ndritur për gjithë Luginën dhe shqiptarët.
Top Channel