Gjatë kohës së Luftës së Ftohtë, kompania amerikane Lockheed krijoi modelin SR-71 Blackbird i cili mund të fluturonte më shpejt se çdo mjet tjetër, dhe sot pas 55 vjetësh ai vazhdon të mbajë rekordin.

Mjeti u krijua në fshehtësi në vitet 1960-të për të luftuar në kufijtë e hapësirës i cili mund të hynte në territor armik pa u rrëzuar e madje pa u dalluar, në kohën kur nuk kishte satelitë apo dronë.

Boja e zezë për të përhapur nxehtësinë dhe linjat elegante të trupit e bënin avionin të dukej si asnjë tjetër më parë.

“Ai ende duket si diçka nga e ardhmja, edhe pse është dizenjuar ndoshta prej viteve 1950-të,” thotë Peter Merlin, historian aviacioni.

Në maj 1960, një avion zbulues amerikan U-2 u rrëzua brenda hapësirës ajrore sovjetike teksa bënte foto ajrore. Qeveria amerikane tha se ishte rrëzuar prej motit të keq por versioni i tyre u shemb kur Moska publikoi fotot e pilotit dhe të avionit të kapur.

“Prandaj CIA dëshironte një avion që mund të fluturonte mbi 30 000 metra lartësi dhe të mos pikasej nga radarët”, thotë Merlin.

Por që avioni të fluturonte me më shumë se 2,000 milje në orë ai duhet t’i rezistonte fërkimit dhe atmosferës që do të bënin të shkrinte trupin e tij.

Prandaj ai u prodhua nga titani, metali që mund të durojë temperatura të larta duke qenë edhe më i lehtë se çeliku.

Por përdorimi i titanit krijonte probleme të tjera. Së pari ishte kompleti i ri i mjeteve prej titani pasi ato të zakonshme copëtoheshin nëse punonin titanin, ndërsa më tej dhe gjetja e materialit ishte e vështirë.

“Asokohe BRSS ishte tregtuesi më i madh i titanit në botë dhe qeveria amerikane duhet ta bënë këtë duke e blerë prej tyre, me anë të kompanive të rreme”, thotë Merlin.

Dhe kështu lindi “Blackbird” fillimisht si avion zbulues dhe më pas në variante të tjera.

Ekzistenca e avionit sekret u bë publike vetëm nga presidenti Lyndon Johnson në 1964, kur tre avionë të tillë ishin ndërtuar nga SHBA.

Një variant i tij i quajtur M-21, kishte një kollonë në pjesën e pasme për lëshimin e dronëve. Si ai u ndërtuan dy, por programi u ndërpre në 1966 kur një prej dronëve të lëshuar u përplas me avionin mëmë duke vrarë një nga pilotët.

Trupi i SR-71 përbëhej nga disa prej materialeve më të komplikuara të përdorura ndonjëherë që e bënin të vështirë të dallohej nga radarët. “Ai ishte në thelb një avion anti-radar para se këta të lindnin,” thotë Merlin.

Por shpejtësia e Blackbird po humbiste efikasitetin e saj prej zhvillimit të radarëve dhe sistemit të dhënave, dhe 12 prej tyre nga 32 që ishin ndërtuar, u shkatërruan në aksidente.

“Duhej një ushtri me njerëz për të bërë gati një avion të tillë. Ishte si të lëshojë një mision hapësinor”, thotë Merlin, duke shtuar se megjithë masat e marra, kabina e pilotëve nxehej tej mase gjatë fluturimeve të shpejtësisë.

Në 1976, SR-71 vendosi rekordin e shpejtësisë që qëndron ende: fluturoi në lartësi 30 000 metra me shpejtësi prej 2,193.2 milje në orë, ose ndryshe Mach 3.3.

Programi u ndalua në vitin 1990 — me lindjen e teknologjisë së satelitëvedhe dronëve pa pilotë, që mund të procesonin sistemin e gjerë të te dhënave.

SR-71 u përdor për herë të fundit nga NASA në 1999 për funksione kërkimore. Prej atëherë Blackbird-at e mbetur kanë gjetur vendin e tyre në muzeume.

FOTO GALERI
5/8
Prej atëherë Blackbird-at e mbetur kanë gjetur vendin e tyre në muzeume.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA