Vlorë/ Ministri zotohet se do u japi pagën e luftës, tregtarët ambulantë nuk përfitojnë se nuk kanë NIPT

10/06/2020 20:51

106 shitës ambulantë në tregun e orizit në Vlorë nuk e kanë përfituar pagën e luftës për të cilën Ministri i Shtetit për Rindërtim, Arben Ahmetaj ka premtuar se do e marrin.

Gjithashtu bashkia e ka mbyll këtë treg ekzistues duke i zhvendosur tregtarët në një treg tjetër më të vogël, duke bërë që të mos ketë vend për të gjithë tregtarët por dhe me kushte të papërshtatshme.Tregtarët ankohen në emisionin Fiks Fare për pagën e luftës.

Ata tregojnë se kanë 3 muaj pa punuar dhe nuk kanë marrë asnjë lloj ndihme nga shteti.Vendi ku bashkia i ka transferuar aktualisht, për ta është i papërshtatshëm. Madje ata thonë se në këtë treg janë zënë me sëpata me tregtarët ekzistues. Tregtarët thanë “shteti na premtoi se do merrnim pagën e luftës dhe nuk e morëm”. Taksat i kanë paguar të gjitha ,madje një prej tyre thotë se taksën e ka paguar deri në muajin qershor dhe ka dy muaj pa punë. Duke qenë në këtë situatë ata kërkojnë ndihmën e Fiksit.

Gazetarët e Fiksit shkojnë në tregun që u ka caktuar bashkia për ta parë nga afër gjendjen. Tregtarët shprehen të shqetësuar se nuk po shesin asgjë, pasi vendi nuk është i përshtatshëm. Poshtë tezgave që ata shesin ka gropa me ujë të pisët dhe mallin e vendosin mbi arka sepse mungojnë tendat. Mallin që shumicën e rasteve nuk u shitet në fund të ditës e hedhin. Gjatë bisedës me tregtarët ata tregojnë se ministri Ahmetaj pikërisht në emisionin ‘Opinion’ përgjatë të cilit i është përgjigjur shqetësimit të një prej tregtarëve të tregut të orizit në Vlorë. Në këtë emision ministri është zotuar se ata e përfitojnë dhe do e marrin pagën e luftës prej 40 mijë lekësh.

Gazetarët e Fiksit kërkuan një përgjigje zyrtare për këtë fakt në Ministrinë e Financave e cila sqaroi se këta qytetarë nuk përfitojnë pagë lufte për arsye sepse nuk janë të regjistruar në QKB me një NIPT përkatës, prandaj janë të përjashtuar nga përfitimi i pagës së luftës.

FOTO GALERI
2/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA