Hetime për tendera, BKH ushtron kontroll në kompaninë farmaceutike “Evita”
Një nga drejtuesit më famëkeq ndërkombëtar të krimit, Amir Mekky është arrestuar në Dubai pas një operacioni të mirëorganizuar.
Ai dyshohet se është kreu i bandës që ka porositur vrasjen e Flamur Alex Beqirit në 24 dhjetor të 2019, para shtëpisë së tij në Londër.
Bosi danez i krimit Amir Mekky kërkohej nga Interpol dhe “Dubai State Security” për vrasje me paramendim, trafik droge dhe pastrim parash.
Mediat e huaja shkruajnë se ai u arrestua javën e kaluar më 4 qershor, pas një operacioni të fshehtë në Dubai, shkruan Shqip. Mekky, i cili raportohet se ishte në Emiratet e Bashkuara Arabe që nga viti 2018, është cilësuar si një nga udhëheqësit më të rrezikshëm të bandave ndërkombëtare.
Ai i ka shpëtuar Interpolit dhe organizatave të tjera për vite me radhë, por u kap të enjten e kaluar.
Top Channel