Ilustrim

Ndërhyrja në kohë e policisë, ka parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti. Një 58-vjeçar tentoi të vrise me armë zjarri fqinjin e tij por që u kap dhe arrestua nga policia.

58 vjeçari iu sekuestrua edhe arma e zjarrit pistoletë me 4 fishekë të cilën e posedonte pa leje.

Njoftimi i policisë:

Ndërhyrja në kohë e policisë, parandalon përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti.

Tenton të vrasë me armë zjarri fqinjët e tij, kapet dhe arrestohet në flagrancë një 58-vjeçar.

Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë me 4 fishekë të cilën autori e posedonte pa leje.

Pas marrjes së njoftimit se në fshatin Buçimas, dy familje fqinje po konfliktoheshin me njëra-tjetrën, shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec në bashkëpunim me Forcat e Posaçme Operacionale në DVP Korçë, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku konstatuan se:

Shtetasi I. H., 58 vjeç, banues në fshatin Buçimas, pasi ishte konfliktuar për motive të dobëta me fqinjin e tij I. J., 52 vjeç dhe bashkëshorten e këtij të fundit, kishte qëlluar me armë zjarri tip pistoletë “Zastava” në drejtim të tyre.

Falë reagimit dhe ndërhyrjes në kohë të policisë, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i autorit të dyshuar të ngjarjes si edhe parandalimi i përshkallëzimit të mëtejshëm të këtij konflikti, i cili mund të sillte pasoja të rënda për jetën.

Në cilësinë e provës materiale 58-vjeçarit, iu gjet e sekuestrua arma e zjarrit me 4 fishekë në krëhërin e saj.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprat penale “Vrasja me dashje mbetur në tentativë” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA