27/12 11:47
Miqësi me përfitim” ishte tema e debatit në rubrikën “Trotuar” në “E Diell”. Tema konsistonte më së shumti në personat që e konsiderojnë veten miq por bashkë kanë kryer dhe marrëdhënie seksuale. Në lidhje me temën Nevina Shtylla tha se ky si fenomen ka ekzistuar dhe në të kaluarën, ndonëse fshehurazi.
Ndërsa tani është kthyer më në trend. E pyetur nga Edi Manushi nëse është dakord me këtë ideologji.
Nevina tha që po, jo se dëshiron ta aplikojë vetë këtë gjë, por jetojmë në shoqëri të hapur dhe gjithsecili ka të drejtë të veprojë si të dojë. Për më shumë ju ftojmë të ndiqni videon e mëposhtme.
Top Channel