Kanye West jep 2 milionë dollarë që vajza e George Floyd-it të vazhdojë studimet!

05/06/2020 16:06

Gianna Floyd, vajza e George Floyd, 46-vjeçari afrikano-amerikan i vrarë nga një polic i bardhë në Minneapolis javën e kaluar, është vetëm 6 vjeç, por ajo nuk ka përse shqetësohet për shkollimin e saj në të ardhmen.

Kanye West ka krijuar një fond, i cili do të mbulojë plotësisht tarifat e kërkuara për shkollimin  e vajzës, përfshirë atë universitar. Për të shprehur mbështetjen e tij për familjen Floyd dhe lëvizjen “Black Lives Matter”, reperi dhuroi një total prej 2 milion dollarësh, i cili gjithashtu do të mbulojë tarifat ligjore për familjet e Arbery dhe Taylor, të vrarë përkatësisht në Georgia  në 23 shkurt dhe në Louisville në 13 Mars të këtij viti.

I kritikuar ashpër gjatë viteve të kaluara për mbështetjen e tij ndaj Donald Trump-it, bashkëshorti i Kim Kardashian-it këtë herë merr një qëndrim të vendosur antiqeveritar, pasi doli edhe vetë në shesh në përkrahje të protestave të “Black Lives Matter”. Edhe pse nuk e komentoi vdekjen tragjike të George Floyd-it, West deshi të shprehte mbështetjen e tij të plotë dhe të përzemërt për familjen e 46-vjecarit, dhe të gjithë komunitetit afro-amerikan. Artisti gjithashtu ka vendosur të mbështesë me kontribute financiare sipërmarrjet afro-amerikane në qytetin e tij të lindjes, Chikago.

E shoqja nga ana e saj është ofruar të paguajë faturat mjekësore për njërin prej protestuesve të plagosur në përleshjet e këtyre ditëve.

FOTO GALERI
3/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA