Investigimi për trafikun e arabëve/ 4 të arrestuar në Vlorë, strehuan 21 egjiptianë dhe ndihmuan shumë tjerë për të kaluar kufirin

05/06/2020 10:16
Ilustrim

Gjatë operacionit policor të koduar “Radhima”, zhvilluar nga Policia e Vlorës janë parandaluar dhe goditur 2 raste të tentativës për dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, ku u arrestohen 4 shtetas, tre prej tyre shqiptarë dhe një egjiptian.

Këto aksione të policisë vijnë pas skandaleve që u publikuan në emisionin Top Story mbi trafikun e arabëve në Shqipëri.

Fillimisht policia mori masë me pezullim nga detyra për të gjithë zyrtarët e Policisë Kufitare. Të pezulluarit janë: Enekeleda Toska, drejtoreshë e kufirit dhe emigracionit, Tiranë. Altin Hasani, Shefi i sektorit Besnik Zela, Shefi i sektorit, Albana Metko, Shefe e Seksionit, Adelina Lita, Specialiste.

Top Story denoncoi me fakte se si këta zyrtarë të policisë dhe familjarë të tyre ishin bërë pjesë e rrjetit të paligjshëm të trafikut me arabët.

Ndërkohë sot policia njofton se janë ndaluar dy persona dhe janë shpallur në kërkim 6 të tjerë po për këtë gjë në Tiranë, ndërsa është finalizuar dhe ky operacion në Vlorë.

https://top-channel.tv/2020/06/05/kalim-i-paligjshem-i-kufijve-kundrejt-fitimit-policia-ndalon-2-persona-6-te-tjere-ne-kerkim/

“Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, gjatë operacionit policor të koduar “Radhima”, kanë goditur 2 raste në Vlorë, konkretisht:

Shërbimet e Policisë gjatë operacionit kanë gjetur të strehuar në banesën e shtetasit P. P., 21 shtetas egjiptianë. Policia ka arrestuar në flagrancë pronarin e banesës, shtetasin P. P., 54 vjeç, si dhe shtetasin egjiptian Y. Y., 31 vjeç, banues në Milano, Itali, pasi nga hetimet e kryera ka rezultuar se në bashkëpunim me njëri-tjetrin janë përfshirë në veprimtarinë kriminale të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit të 20 shtetasve me kombësi egjiptiane.

– Gjithashtu, Policia ka arrestuar shtetasit R. B., 24 vjeç dhe A. B., 25 vjeç, të dy me banim në Drenicë, Kosovë.

Arrestimi i tyre u bë pasi këta shtetas u kapën në flagrancë nga shërbimet policore në zonën e “Plazhit të Vjetër” Vlorë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin duke tentuar të ndihmojnë shtetasit marokenë M. E dhe M. J, për t’u futur në mënyrë ilegale në Pikën e Kalimit Kufitar Vlorë, me qëllim kalimin e tyre drejt shtetit italian.

Materialet në ngarkim të secilit i kaluan Prokurorisë së Vlorës, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA