TIRANË- Reforma Zgjedhore është më afër se kurrë pranë miratimit.

Burime për Top Channel bëjnë me dije  se në ora 19:30 katër negociatorët politikë janë ulur përballë njëri-tjetrit në ambientet e Pallatin të Kongreseve. Të njëjtat burime bëjnë me dije se është arritur një marrëveshje për administrimin zgjedhore, pikë kjo që ishte e vetmja që palët nuk kishin gjetur një dakordësi.

Mbledhja e  Këshillit politik vjen pas negocimit disa ditorë të ndërkombëtarëve, që mazhoranca dhe opozita të firmosin një  marrëveshje për Reformën zgjedhore.

Sot kreu i opozitës, Lulzim Basha takoi në zyrën e tij Oerd Bylykbashin dhe përfaqësuesin e LSI, Petrit Vasili. Ndërkohë në selinë e PD-së ka shkuar edhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.

Në takimin e Reformën Zgjedhore janë edhe ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim, ambasadori i BE-së, Luigi Soreca, ambasadori i OSBE-së, Bernd Borchardt dhe ambasadori i Britanisë së Madhe, Duncan Norman.

FOTO GALERI
4/14

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA