Tirana iu rikthye sukseseve në kategorinë Superiore duke bërë një hap tjetër drejt titullit kampion në futbollin shqiptar, pasi fitorja 3-1 në transfertën ndaj Bylis, e vendos edhe më pranë objektivit. Bardheblutë triumfuan në Ballsh në një ndeshje e cila u duk se nuk do të fillonte kurrë, pas një situate thuajse komike e cila përplasi autoritetet shëndetësore me vëzhguesit e FSHF pwr masat e sigurisë dhe karantinën.

Por kur sfera nisi të rrokulliset, kryeqyteasit bënë atë që dinë më mirë, dhe armata e trajnerit Egbo’ shënoi dy herë brenda fraksionit të parë. Fillimisht Kobinah me një kërcim fluturimthi prishi ekuilibrat ndërsa penalltia e Idi Bathës krejtësisht e pakapshme për portierin vendas, klrijoi një avantazh më komod.

Në rinisjen e lojës Bylis provoi të ndryshonte diçka me ngushtimin e distancës nga Peposhi. Por ata pak tifozë vendas që e shihnin ndeshjen vjedhurazi nga ndërtesat aty pranë, u zhgënjyen kur Tirana shënoi golin e tretë me Gentian Muçën, u fundit në renditjen e meritave të një aksioni që u finalizua në vijën fatale. Tani bardheblutë mbeten 9 pikë më shumë se Kukësi. Kjo distancë mund të ishte 11 pikë nëse verilindorët nuk do të triumfonin në kohën shtesë ndaj Luftëtarit në një 90 minutësh që u verifikua më i vështirë se parashikimi. Gavazaj dhe Mehmetllari shëkëmbuyen gëzimet në dy skaje, deri kur Kukësi festoi në sekondat e fundit me rrjetën e Kristal Abazajt.

Partizani dështoi në ndeshjen kryesore të mesjavës, pasi humbi 1-2 ndaj Skënderbeut në stadiumin Selman Stërmasi. Gripshi dhe Bruno Dita ndëshkuan Demat e kuq që janë totalisht jashtë objektivave, e për ta Europa Liga tani kthehet në një mirazh. Rrjeta e vonë e Feratit me një të majtë të bukur, nuk e ndryshoi dot mbrëmjen e hidhur post pandemisë për kryeqytetasit.

Flamurtari u dorëzua pa kushte 3-1 ndaj Vllaznisë, madje shkodranët që po vuajnë probleme financiare u duk se nuk e reflektuan këtë aspak në transfertë. Një ndalesë surprizë ishte ajo në Laç mes kurbinasve dhe Teutës, barazimi 1-1 që favorizon më shumë durrsakët edhe pse janë pas në garën për Europa Ligën.

Top Channel