Ylli argjentinas pauzoi në stërvitje ditën e martë teksa pësoi një dëmtim që do ta mbajë për pak kohë larg fushave të futbollit.

Media spanjolle TV3 raporton se nga skanimi është vënë re një problem muskulor në këmbën e djathtë. Një dëmtim i tillë kërkon zakonisht 10 ditë për rikuperimin e plotë, çka bën që Messi të mos jetë i gatshëm në takimin e parë pas rikthimit të futbollit në Spanjë.

Katalanasit kanë në program me Mallorcan, më datë 13 qershor takim i vlefshëm për javën e 28-të të La Ligas. Kuptohet që argjentinasi nuk do të jetë i gatshëm.Tre ditë më pas, më 16 qershor, Barcelona pret Leganes dhe me gjasa edhe në atë takim 6-herë fituesi i Topit të Artë mund të kursehet, në mënyrë që në takimin kundër Sevilla, më 21 qershor, Messi të jetë në fushë dhe të jetë në formën e tij optimale për të lenë shenjë në një transfertë delikate për Barcelonën që mund të vendosë shumë për fatet e titullit kampion.

Barça kryeson aktualisht La Ligan, Messi ka merita të jashtëzakonshme pasi në 22 takime në të cilat është aktivizuar ka shënuar 19 herë.

Top Channel