Dukesha britanike e Sussex, Meghan Markle ka thyer sot heshtjen mbi vdekjen e George Floyd në dorë të policisë në SHBA duke deklaruar se ‘jetët e njerëzve me ngjyrë janë të rëndësishme’ si dhe tha se nuk kishte folur më parë për vdekjen e tij pasi kishte qenë ‘nervoze’.

Meghan mbajti fjalimin për nxënësit e vitit të fundit të ish-shkollës së saj të mesme Immaculate Heart në Los Angeles, ku përmendi dhe afro-amerikanë të tjerë të vdekur në duart e policisë amerikane vitet e fundit.

Ish-aktorja 38-vjeçare ka studiuar në këtë shkollë nga mosha 11 deri në 18 vjeç: “Jeta e George Floyd ishte e rëndësishme, jeta e Breonna Taylor ishte e rëndësishme, jeta e Philando Castile ishte e rëndësishme dhe jeta e Tamir Rice ishte e rëndësishme”.

Edhe tre njerëzit me ngjyrë të përmendur nga Meghan janë vrarë nga policia e SHBA në gjashtë vitet e fundit. Meghan iu referua gjithashtu qytetit të Los Angeles si ‘qyteti i familjes së saj’ ku ajo është rikthyer tashmë me të shoqin Princin Harry, dhe birin e tyre Archie.

Duke folur për Floyd, ajo shtoi: “Nuk isha e sigurtë për ato që duhet të thoja këtu, isha nervoze por më pas e kuptova se gjëja me më gabuar është të mos thuash asgjë.”

Pas vizitës së saj të djeshme, Meghan dërgoi tekstin e fjalimit të saj gjashtë-minutësh për revistën e femrave Essence, që e publikoi sot në faqen e saj, duke komentuar ‘i dhënë me mirësjellje nga Meghan, Dukesha e Sussex’.

Zhvillimi vjen teksa demonstrimet vijojnë të akumulohen për vdekjen e Floyd, afro-amerikanit 46-vjeçar që vdiq kur polici Derek Chauvin ushtronte forcë me gju mbi qafën e tij për rreth nëntë minuta.

FOTO GALERI
1/5
Meghan mbajti fjalimin për nxënësit e vitit të fundit të ish-shkollës së saj të mesme Immaculate Heart në Los Angeles

Top Channel