Avdullah Hoti mori sot zyrtarisht detyrën e tij si kryeministër i ri i vendit pas votimit të djeshëm në Kuvend me 61 vota. Hoti ka pranuar detyrën nga sekretari i përgjithshëm i Qeverisë, Fitim Krasniqi.

Ndërkohë, ish-kryeministri Albin Kurti, nuk ka pranuar që të dorëzojë zyrën, ndërkohë sipas protokollit të shtetit dorëzimi i detyrës do duhej të bëhej nga ai.

“Nuk do ta bëj pranim-dorëzimin, pasi nuk mund ta pranoj atë që e shkarkova, ndërkohë që u dorëzua edhe te presidenti. Ne vazhdojmë betejën. Do të kthehemi përsëri dhe shumë shpejt”, tha një ditë më parë Kurti.

Kujtojmë se Kurti hoqi Hotin nga posti i zëvendëskryeministrit vetëm pak orë pas shkarkimit të Qeverisës tij më 25 mars.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel