Futbolli italian rinis me 12 qershor, Qeveria italiane jep lejen për ndryshimin e datave të Kupës

04/06/2020 12:44

Sipas asaj që ka mësuar “Sky Sport”, Qeveria italiane duket se ka dhënë “ok” për ndryshimin e datave të gjysmëfinaleve të Kupës së Italisë, pas polemikave të krijuara.

Kështu, sfida mes Juventusit dhe Milani në Torino do të zhvillohet në datën 12 qershor, pra ditën e premte, ndërsa Napoli-Inter do të luhet të shtunën e 13 qershorit, të dyja në orën 20:45.

Mungon ende zyrtarizimi, por që pritet të vijë ditën e sotme dhe nuk do të jetë aspak problem që kjo të ndodhë, duke kënaqur kështu pjesërisht 4 klubet e përfshira në duelin për trofeun.Fillimisht ishte caktuar se nisja e futbollit italian do të ndodhte në 13 qershor, por duke pasur pak kohë për përgatitjen e finales, ka ndodhur edhe ky ndryshim.

Top Channel