Fëmijët që s’lejohen në shkollë/ Me ligj arsimi është i detyrueshëm deri në 16 vjeç dhe ka penalitetet

04/06/2020 21:13

Gjatë këtij viti shtatë prindër janë dërguar si të akuzuar në Gjykatën e Tiranës për veprën e keq trajtimit të të miturve, 5 prej të cilëve akuzohen se nuk janë kujdesur mjaftueshëm për fëmijët e tyre, duke i shtyre madje që të lypnin në rrugë.

Dy të tjerë janë çifti Kryemadhi, Roland dhe Besa që akuzohen për keqtrajtim, por se ata kanë refuzuar që të dërgojnë për shkollim tre vajzat e tyre të mitura, një ngjarje që ka vite që ndodh ndërsa hetimi nisi në vitin 2018.

Që prej asaj kohe çifti refuzon që të paraqitet në Gjykatë.

Anila Hoxha: Avokat çfarë thotë ligji, a mundet një prind të ndalojë fëmijët për t’u shkolluar?

Erjon Semani: Ligji parashikon nxënësin që të ndjeki detyrimisht arsimin deri në klasën e nëntë, pra deri në moshën 16 vjeçare.

Anila Hoxha: Ka penalitete?

Erion Semani: Penalitete për prindërit mund të parashikojë për dispozita të tjera që mund të hyjnë tek keqtrajtimi i të miturve.

Anila Hoxha: Jashtë vendit si është parashikuar?

Erion Semani: Rregullat jashtë vendit janë të ndryshme dhe sipas shteteve. Ka raste që ndiqet edhe arsimi online, në shtëpi.

Anila Hoxha: Pra parashikohet me ligj.

Seanca e radhës ndaj çiftit Kryemadhi do të mbahet më datën 17 qershor me gjyqtare Rexhina Melikën, e cila për më tepër se një vit nuk ja ka dalë mbanë që ta zhbllokojë procesin përderisa burrë dhe grua refuzonin të paraqiten para togave të zeza.

Roland Kryemadhi kishte refuzuar edhe më herët dhe konkretisht në janar 2020 që të paraqitej para gjykatës dhe për këtë ishte përplasur me policinë duke i kërcënuar ata me armë të ftohta.

E gjitha kjo do të thotë se Kryemadhi gjendet në një situatë përsëritjeje me përplasjet e tij me policinë që në fund fare nuk ja doli mbanë që të gjente armën për të cilën i dyshuari tha se në të vërtetë ai nuk i kanosi efektivët me një armë të vërtetë, por me një lodër.

“Unë e çmontova pistoletën lodër dhe e flaka”, ka deklaruar Kryemadhi. Policia nuk ka mundur që të gjejë asnjë gjurmë, as të lodrës.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA