“Obobo”/ Reagimi epik i këngëtares së njohur, për kilogramët që ka shtuar gjatë karantinës

03/06/2020 19:04

Kur mendon periudhën e karantinës, në mënyrë automatike mendja të shkon tek ushqimi.

Nuk janë të paktë personat që gjatë kësaj periudhe kanë përfunduar me disa kilogramë më shumë. Kësaj “kategorie” mund t’i bashkohet dhe këngëtarja e njohur Lori Kaçka. E ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, Lori zbuloi se është një amvisë e mirë dhe këtë kohë ka gatuar shumë, por dhe ka shtuar disa kilogramë njëkohësisht. Megjithatë thotë se i ka vendosur vetes një objektiv, të humbasë së paku 5 kilogramë.

“Në fakt jo për t’u mburrur, por unë jam një amvise e mirë sidomos në gatim. Gjatë kësaj kohe kam mësuar disa receta të reja. Gjatë kësaj periudhe kam gatuar ëmbëlsira pafund, obobo jam pak keq me peshën, por këtë muaj duke ia vendosur vetes detyrë do t’a arrij qëllimin. Ndoshta do të humbas pesë kilogramë ose më shumë se pesë”, tha Lori.

FOTO GALERI
2/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA