Kampionati italian i futbollit zyrtarizoi datat e mbetura në kalendarin e ndeshjeve që do të kompletojnë sezonin në një nga vendet më të goditura nga pandemia. Seria A do të rinisë dhe do ta bëjë këtë nga rikuperimi i sfidës Torino-Parma, të shtunën në 20 qershor në orën 19:30, e pak orë më vonë dhe Verona-Kaljari.

Pasi të kompletohen ndeshjet e prapambetura edhe të dielën, do të rinisë Seria A me fluksin e kalendarit normal deri në fundin e kampionatit që do të zyrtarizojë dhe ekipet që do të shkojnë në kupat kontinentale, atë që merr titullin dhe ato që zbresin në ligën inferiore.

Sezoni do të mbyllet në 2 Gusht me të 10 ndeshjet në të njëjtin orar 21.45. Kjo është brenda limiteve të UEFA-s për ti lënë kohë datave europiane. Janë parashikuar disa fasha kohore për ndeshjet që për publikun shqiptar do të vijnë përmes ekranit të vogël në platformën Digitalb. Të shtunën dhe të dielën do të ketë vetëm një ndeshje në 17:15 ndërsa të tjerat në kohën e mbrëmjes për të evituar temperaturat e larta.

Top Channel