Pitoni 3 metra i bën kapjen e mbytjes por ja si kaprolli i vogël shpëton mrekullisht

01/06/2020 21:55

Një këlysh kaprolli ka arritur të shpëtojë nga shtrëngimi i vdekjes së një pitoni gjigand pasi një shofer që po kalonte në rrugë ndërhyri duke e përzënë zvarranikun me një degë peme.

Pamjet e regjistruara nga kamera e makinës së shoferit në fjalë tregonin këlyshin që po mbytej nga një piton rrotull trupit e qafës së tij, në anë të rrugës së makinës.

Skena ndodhi në rezervatin e hapur të Khao Kheow në lindje të provincës tailandeze Chonburi.

Shoferi shihet që del menjëherë nga makina për të marrë një degë peme me të cilën godet pitonin derisa ai e lëshon prenë e tij.

Kur shoferi nisi të godasë pitonin, gjarpri nisi të mbrohej ndaj burrit duke tentuar ta kafshojë. Më pas ai lëshon prenë dhe rrëshket për t’u fshehur drejt bimësisë. Këlyshi i kaprollit ngrihet shpejt në këmbë dhe vrapon në anën tjetër të rrugës .

Shikuesit në rrjetet sociale ishin të ndarë sa i përket ndërhyrjes të shoferit. Disa shpreheshin se ai kishte vepruar drejt, ndërsa të tjerë thonin se kishte ndërhyrë në kursin e natyrës duke i hequr gjarprit një vakt të rrallë ushqimi.

Rezervati Khao Kheow mbulon një hapësirë prej 2,000 hektarë dhe ka rreth 8,000 kafshë nga 300 specie të ndryshme.

FOTO GALERI
9/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA