Beiersdorf kompania që qëndron pas markës NIVEA, dhuroi 5.000 euro si pjesë e programit të saj ndërkombëtar për ndihmë duke kontribuar në luftën kolektive të shoqërisë kundër përhapjes dhe ndikimit të Covid-19 për të mbështetur “Shoqatën e Infermierëve të Shqipërisë“.

Programi i mbështetjes së menjëhershme është në përputhje me angazhimin e kompanisë “Care Beyond Skin” e cila shpreh pasionin e saj dhe thirrjen për të arritur përtej biznesit thelbësor të Beiersdorf – duke u kujdesur për lëkurën e njerëzve – dhe për të  maksimizuar kontributin për shoqërinë dhe planetin.

Branko Kotarac, drejtori i përgjithshëm tha: “Kriza COVID-19 ka kërcënuar shëndetin tonë në një kohë shumë të shkurtër dhe e vendosi jetën tonë shoqërore në një ndalesë që thuajse askush nga ne nuk mund ta imagjinonte. Beiersdorf dëshiron të sigurojë mbështetje duke dhuruar për organizatat që ndihmojnë njerëzit në nevojë gjatë këtyre kohërave të vështira, të tilla si Shoqata e Infermierëve të Shqipërisë.

Një numër i madh i profesionistëve të shëndetit, janë në vijën e parë në betejën me COVID-19. Kjo është arsyeja pse Beiersdorf dëshiron t’i ndihmojë ata të marrin pajisjet e nevojshme mjekësore – kostume mbrojtëse, syze, maska ​​dhe antiseptikë.

Programi i mbështetjes ndërkombëtare të Beiersdorf.

Në fund të Marsit Beiersdorf AG njoftoi programin e tij ndërkombëtar të mbështetjes:

Grupi synon të ndajë donacione në shumën prej 50 milion Euro për të ndihmuar në menaxhimin e krizave veçanërisht në epiqendrat e sëmundjes, si dhe për rajone me sistem të dobët të shëndetit publik dhe infrastrukturë. Beiersdorf do të bashkohet me organizatat ndërkombëtare dhe autoritetet lokale për të sjellë mbështetjen maksimale për njerëzit në nevojë.

Masat e menjëhershme përfshijnë një gamë të tërë veprimesh që janë ndërmarrë: dhurim ndërkombëtar prej 1.000.000 litra dezinfektues. Ndërkohë, Beiersdorf ka aktivizuar fabrikat e saj në pesë kontinente për të prodhuar dezinfektues. Donacionet e të paktën 5,000,000 produkteve NIVEA për lëkurën dhe produktet e kujdesit për duar janë ndarë për personelin mjekësor në të gjithë botën, lëkura e të cilit aktualisht është e tendosur. Masat emergjente gjithashtu përfshijnë mbështetje financiare të drejtpërdrejtë për OJQ-të, si organizatat ndërkombëtare ashtu edhe partnerët lokalë të grupit Beiersdorf që aktualisht po përballen me sfida të rënda të tyre. Beiersdorf gjithashtu mbështet dhurimet personale të punonjësve të saj për organizatat ndërkombëtare humanitare në të gjithë botën duke i dyfishuar ato.

FOTO GALERI
6/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA