Ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, ka njoftuar se numri i vdekjeve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Turqi është rritur në 4.515, me 26 viktima të regjistruara në 24 orët e fundit.

Në llogarinë e tij në twitter, Koca po ashtu njoftoi se numri i rasteve të zbuluara është në 163.103, me 983 raste të reja të zbuluara. Koca tha se 1.021 pacientë të tjerë janë shëruar nga virusi, me çka numri i përgjithshëm i të shëruarve ka shkuar në 126.984.

Gjithsej 649 pacientë po trajtohen në kujdes intensiv në spitale brenda vendit.

Sipas të dhënave nga Universiteti John Hopkins me qendër në SHBA, pandemia ka marrë jetën e mbi 366 mijë personave, me pothuajse 5.9 milionë raste të zbuluara dhe mbi 2.5 milionë të shëruar./AA

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA