Numri i të shëruarve nga COVID-19 në botë tejkalon shifrën 2.7 milionë
31/05/2020 09:15
Numri i të shëruarve nga COVID-19 në mbarë botën ka tejkaluar shifrën 2 milionë e 700 mijë.
Sipas faqes së internetit “Wordometer”, 2.701.360 persona në botë janë shëruar nga koronavirusi.
Dhjetë vendet e para që kanë regjistruar janë SHBA (523.062), Spanja (196.958), Brazili (193.181), Rusia (167.469), Gjermania (164.900), Italia (155.633), Turqia (126.984), Irani (116.827), India (86.896) dhe Kina (78.302).
Numri i rasteve të zbuluara në botë aktualisht është 6 milionë e 94 mijë e 706, ndërsa numri i të vdekurve ka shkuar 368.831.
Top Channel