Toreadorët në Spanjë/ Në paqartësi për të ardhmen

30/05/2020 13:50

Me pelerinë dhe me shpatë në dorë, toreadori Havier Conde, ka filluar sërish trajnimin pavarësisht mbylljes së arenave të përballjes me demat në Spanjë, për shkak të koronavirusit dhe me asnjë datë të afërt për hapjen në mendje.

Ai trajnohet me dema të rinj, më të lehtë dhe më pak të rrezikshëm se sa demat e ndeshjeve, me të cilët mund të përballet një herë të vetme.

Me sezonin e ndeshjesh me demat, të anuluar që nga mesi i marsit, toreadorët janë përpjekur të merren me të tjera gjëra. Conte tregon se në izolim, në shtëpi, bën gjithcka që nga pikturat, riparimet etj, duke patur gjithnjë në mendje përballjet me demat. Por edhe tani, kur spanja po rihapet, pas përballjes së vështirë me koronavirusin, situata mbetet shumë e vështirë për sektorin.

Nuk ka ende asnjë datë për rifillimin e ndeshjeve me demat, që tërheqin me mijëra spektatorë në një sezon që zgjat deri në tetor. Luftimet me demat është një sektor me vlerë rreth 4.5 miliardë euro por që është lënë nga qeveria pa asnjë ndihmë.

Në fakt lufta me demat prej kohësh është e shumëpolemizuar, me aktivistët e të drejtave të kafshëve që argumentojnë se ajo duhet ndaluar ndërkohë që tradicionalistët thonë se duhet ruajtur si pjesë jetësore e një trashëgimie kulturore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA