Hoteli ku ndodhi vrasja

Detaje të reja kanë dalë në skenë nga vrasja që ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Laç.

Mësohet se një person akoma i paidentifikuar ka hyrë brenda hollit të hotelit në aksin Laç-Mamurras dhe ka qëlluar duke lënë të vdekur shtetasin Bujar Lika, 37 vjeç si dhe plagosur shtetasit Paulin Gjergji 53 vjeç dhe Kreshnik Tusha, 21 vjeç.

Burime bëjnë me dije se pranë trupit të viktimës është gjetur një armë por nuk dihet nëse është përdorur. Dyshohet se njëri prej të plagosurve të jetë dhe autori i vrasjes së Bujar Likës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA