Kërkojnë pagën e luftës! 143 punonjës të një fasonerie në Vlorë dalin në protestë
29/05/2020 10:22
143 punonjës të një fasonerie të prodhimit të këpucëve në Vlorë kanë dalë në protestë për pagën e luftës.
Kjo protestë vjen fill pasi një ditë më parë, nga tatimet u është deklaruar se nuk e përfitojnë pagën e luftës, ndonëse është bërë aplikimi nga firma në tatime.
Fasoneria në datë 12 deri në 25 mars nuk ka punuar për shkak të pandemisë, ndërsa prej kësaj date kanë punuar me orar të reduktuar. Ajo ccfarë kërkojnë është se duan zgjidhje dhe të përfitojnë pagën e luftës, në të kundërt do të vijojnë protestën.
Top Channel