Një vërshim prej miliarda karkalecësh arriti sot në qytetin Jaipur në Indi, duke nxirë pamjen e qiellit, duke shkaktuar gjendje emergjence në zonat bujqësore të Uttar Pradesh, Rajasthan, Maharashtra e Madhya Pradesh.
Pamjet tregonin vërshimin e insekteve që detyronin fshatarët të vraponin për mbrojtje. Një prej njerëzve që filmonte dëgjohet të thotë prapa kamerës: “Ata janë me miliarda, janë të panumërt, nuk kam parë kurrë diçka si kjo në jetën time”.
Një gjendje lokale emergjence u shpall në zonat bujqësore të Uttar Pradesh, Rajasthan, Maharashtra and Madhya Pradesh.
Zyrtarët thanë se karkalecat kanë emigruar nga Pakistani pas shkatërrimit të të mbjellave atje.
Në vend ndodhin rreth 10 vërshime të tilla karkalecash në vit, të gjithë pas erërave monsoon. Inseket janë karkalecë të tipit bri-shkurtër dhe ka aftësinë të ndryshojë sjellje e të punojë në bashkëpunim në kërkim të ushqimit.
Një vërshim i zakonshëm ka rreth 150 milionë ekzemplarë për çdo kilometer katrorë, të cilët sipas erës mund të udhëtojnë rreth 10 km në ditë.
Një vërshim prej një km katrorë mund të shkatërrojë ushqimin e 35,000 njerëzve në ditë.
Top Channel