Top Talk: Rudina Hajdari shuplakë Lulzim Bashës për sistemin zgjedhor. Duhej të promovonte ndryshimin

27/05/2020 18:24

Ditën e sotme në Top Talk ka qenë e ftuar deputetja Rudina Hajdari. Ajo u shpreh se opozita që ndodhet jashtë parlamentit nuk dëshiron ndryshim në këtë vend.

Hajdari:

Tani është momenti për të bërë një reformë zgjedhore dhe është e vetmja opozitë jashtë parlamentare që nuk do ndryshimin në këtë vend. Po bën një reformë zgjedhore që i vjen thjesht përshtat një rrotacioni politik, por absolutisht përshtat qytetarëve shqiptar që duan ndryshim rrënjësor në Shqipëri sepse zemërimi, dëshpërimi në këtë vend është rritur dita ditës sepse përballja me qeverinë e ka bërë këtë akoma më të vështirë. Ekonomia në vend po rrënohet, shoqëria e ka humbur shpresën dhe ne duhet të jemi një opozitë e cila do të eci përpara me një vizion të qartë për sa i përket ndryshimit. Sistemi nuk ndryshon çdo gjë por hedh një hap përpara drejt një Shqipërie më funksionale për sa i përket demokracisë në vend.

Denis Dyrnjaja: Juve ju adresuat menjëherë Partisë Demokratike, pse? Sepse është edhe Partia Socialiste që mund t’ja adresoni të njejtën kërkesë.

Hajdari: Për dy arsye, e para është kjo. Mazhoranca është në një pozicion që është komod është në pushtet, do vetëm të forcojë pushtetin dhe do të mbajë statuskuonë, pse duhet mazhoranca të ndryshojë sistemin kur është komod. Mazhoranca nuk do ndryshim dhe unë nuk do të merrem me ta sa i përket ndryshimit të sistemi dhe nuk shikoj dritë jeshile nga ata.

Por edhe në parim duhet të jetë opozita që e drejton këtë ndryshim dhe shkon drejt asaj gjë që i duhet vendit, përndryshe opozita si do të rimëkëmbët si do jetë në gjendje të vijë në pushtet.

Top Channel