Gjermania eliminohet për herë të parë me penallti nga një Botëror, vazhdon mallkimi i vitit 2014 30/06 01:41
Mbrojtësi i Morecambe-s, Christian Mbulu, është gjetur i pajetë ditën e djeshme në shtëpinë e tij në Preston.
Mediat angleze shkruajnë se vdekja e 23-vjeçarit dyshohet të jetë natyrale, pasi nuk ka patur shenja goditjeje, lëndime apo diçka tjetër.
I lindur në Londër, Christian në karrierën e tij ka luajtur për disa skuadra, ndërsa me Morecambe-n ishte bashkuar vetëm në muajin janar.
Në të shkuarën e tij, Mbulu ka qenë edhe pjesë e Millwall. Të dy klubet shkruajnë se janë shumë të trishtuar për këtë lajm fatkeqësie, pasi sipas tyre Mbulu “ishte një person që kishe kënaqësi ta njihje”.
Top Channel