Rusia nis ndërtimin e bombarduesit të parë anti-radar

26/05/2020 19:12

Rusia tha se ka nisur prodhimin e prototipit të parë të avionit bombardues strategjik anti-radar, teksa vendi shtyn përpara me modernizimin e ushtrisë, raportonte agjencia TASS.

Burime të industrisë ushtarake thonin se puna kishte nisur për montimin e mjetit të quajtur PAK DA, i cili pritej të përfundojë në 2021.

Bombarduesit anti-radarë janë krijuar për t’i shpëtuar zbulimit të radarëve duke mbajtur sasi të mëdha armatimi.

Zyrtarët rusë nuk kanë zbuluar shumë detaje mbi projektin, edhe pse vitin e shkuar zv. ministri i mbrojtjes Alexei Krivoruchko tha se kompania prodhuese Tupolev po kujdeset për të.

Zëdhënësi i korporatës ruse Sergei Loktionov nuk pranoi të komentonte mbi projektin, por raportohet se avioni i ri rus do të jetë i ngjashëm me bombarduesit anti-radar amerikanë, do të fluturojë me shpejtësi jo më të lartë se ajo e zërit dhe do të mbajë raketa balistike ashtu si dhe hipersonike.

Bombarduesit amerikanë anti-radar B-2 janë nga më të frikshmit në botë.

Kina gjithashtu po punon për bombarduesin e saj të parë anti-radar —Xian H-20 — teksa mediat vendase thonin se prototipi mund të bëjë paraqitjen e tij të parë në panairin ajror të nëntorit.

FOTO GALERI
1/3
Bombarduesi amerikan B-2

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA